TIRANE- Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka deklaroi se vendi rrezikohet nga zgjedhjet e parakohshme, duke marrë shkas edhe nga situata politike në vend.

“Mendoj se mund të kalohet në zgjedhjet të parakohshme. E pash edhe në Shkodër. Qeveria për shkak të vendimeve të gabuara ka pasur konflikte me banorët e Kukësit, me artistët e Teatrit Kombëtar, me biznesin e vogël. Ndaj mendoj se nuk janë të ekuilibruara. Dhe mund të sjellin edhe zgjedhje të parakohshme”, tha Duka.

Po ashtu Duka u ndal edhe tek marrëveshja e 17 majit, ku Basha dhe Rama arritën në konsensus politik, ku opozita doli nga protesta dhe hyri në zgjedhje. Ai tha se marrëveshja ia vlente për situatën. Mes të tjerash Duka tha se PAA do të garojë nën siglën e saj në zgjedhjet lokale.

“Kemi qenë iniciator me zotin Mediu, që Basha të takohet me Ramës për marrëveshjen. Tashmë do shohim sesa vlejmë për zgjedhjet vendore. E para ka një farë vakumi, një lloj konsumi nga maxhoranca. Nëse punohet do ketë rezultat, produkt. Po punove pritshmëritë që i vë vetes, do realizohet. Nëse ktheheshim pas, unë do bëja të njëjtin veprim. Ishim përball dy alternativave. Nëse ju kujtohet, PD dhe aleatët nuk hyn në zgjedhje dhe po tentohej që të shkohej veç me një parti. Boll marrëveshja, pasi zgjedhjet u dhunuan, po ta krahasojmë me atë që mund të ndodhte, ne bëmë ç’mundëm. Ne si parti u penalizuam”, pohoi ai.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: