Teksa po zhvillohet një protestë e dhunshme në Shkodër, kundër vrasjes së 25-vjeccarit Klodian Rasha, vjen një reagim nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Ky i fundit në një prononcim për mediat nga Elbasani ka dënuar aktet e dhunës që po regjistrohen në vend, ndërsa sulmoi ashpër presidentin Ilir Meta si dhe krerët e partive opozitare se sipas tij qëndrojnë pas këtyre sulmeve.

“Sali Berisha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Lulezim Basha vodhen protesten per qellimet e tyre politike. Aktet e dhunës po sponsorizohen dhe ekzekutohen me parate e tyre. PD dhe LSI qendrojne pas sulmeve ne selite politike. Akt i rende qe ngarkon me pergjegjesi penale”, tha Balla.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: