Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, ‘UNICEF’ ka dënuar “dhunën dhe abuzimin që thuhet se ka marrë jetën e mbi 50 fëmijëve dhe ka plagosur shumë të tjerë gjatë trazirave publike në Iran”.

Në deklaratë agjencia shprehet se është “thellësisht e shqetësuar për bastisjet dhe kontrollet e vazhdueshme të kryera në disa shkolla” duke shtuar se ato duhet të jenë gjithmonë vende të sigurta për fëmijët”.

Ndërsa UNICEF-i ka raportuar se “u ka komunikuar drejtpërdrejt shqetësimet autoriteteve në Iran që në rastet e para”. Organizatat e tjera që kanë në fokus mbrojtjen e fëmijëve kanë raportuar se janë vrarë 63 të mitur që nga fillimi i protestave në shator.

UNICEF, si një organizatë fituese e Çmimit Nobel për Paqe, i ka kërkuar Iranit “të respektojë të drejtat e të gjithë fëmijëve për tubim paqësor si një garanci themelore, pavarësisht se kush janë apo ku janë… Fëmijët dhe adoleshentët duhet të mbrohen nga të gjitha format e dëmtimit që rrezikojnë jo vetëm jetën dhe lirinë e tyre, por edhe shëndetin mendor dhe fizik”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: