TIRANE – Kreu i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu ka folur për ngjarjet e dhunshme të ndodhura në këtë qytet gjatë protestës kundër tarifës së Rrugës së Kombit.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24, tregoi se ka folur disa herë me kryeministrin për të gjetur një zgjidhje për qytetarët e Kukësit për të mos bërë të mundur pagesën e taksës nga ana e tyre.

Ai madje tha se nuk i shkoi në takim kreut të qeverisë pas ftesës së tij, pas arrestimit të 23 personave lidhur me këtë ngjarje, shkruan BalkanWeb

“Kam bërë kërkesë që të gjehet zgjidhje që qytetarët e Kukësit të mos paguajnë këtë taksë. Kam takuar edhe kryeministrin Edi Rama në zyrë. I kam kërkuar dhe kam dhënë shpjegimet se pse Kukësi do kishte 0 pagesë. Kemi biseduar e kemi marrë mendimet e qytetarëve dhe kemi pritur transparencë, dëgjesë me publikun. Unë nuk protestova, ruajta linjën institucionale të reagimit.

Dy ditë pas protestës, kam bërë thirrje që jemi kundër dhunës ndaj çdo personi apo institucioni. Kam biseduar me kryeministrin që të gjenim një zgjidhje. Kam folur me policinë e qarkut për të qenë në gadishmëri.

Situata degradoi nëKryeministrit i thashë që nuk jam pjesë e kësaj proteste, i kërkova zgjidhje, folëm dhe për një takim ditën e hënë, dhe pranova, për të hënën që kaloi. Nuk e takova se edhe në reagimin që pata unë të nesërmen, qytetarët e Kukësit prisnin nga unë që të kishte drejtësi, dhe nuk kisha pse të shkoja në një takim kur u arrestuar qytetarë të pafajshëm. Ishte e pamundur të shkoja në takim kur qytetarët e mi u morën nga shtëpitë në mes të natës në kundërshtim me ligjin,” tha Shehu.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb