Të paktën 310 demonstrues janë arrestuar në Francë, pas protestave të dhunshme për zbatimin e reformave të pensioneve të miratuar nga qeveria.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin, tha se nga 310 arrestime, 258 prej tyre janë kryer në Paris. Qeveria franceze miratoi dje planin për të rritur moshën e daljes në pension, nga 62 vjeç në 64 vjeç, vendim që shkaktoi trazira dhe protesta në të gjithë Francën.

Protestuesit bllokuan për pak kohë disa akse rrugore në Paris mëngjesin e sotëm, në shenjë proteste ndaj reformës së pensioneve, duke shkaktuar vonesa të udhëtimeve. Si shenjë revolte, demonstruesit kanë shkaktuar kanë mbushur rrugët e Parisit me plehra.

Protestat masive janë mbajtur rregullisht në të gjithë Francën që nga mesi i janarit, ku miliona njerëz kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj planit të qeverisë. Dy nga sektorët që janë prekur nga këto protesta të dhunshme janë arsimi dhe transporti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb