Policia brutale e moralit në Iran është shfuqizuar nga qeveria e vendit pas më shumë se dy muajsh protesta në vend në lidhje me të drejtat e grave,

“Policia e moralit nuk ka asnjë lidhje me gjyqësorin” dhe është shfuqizuar, citohet të ketë thënë Prokurori i Përgjithshëm Mohammad Jafar Montazeri të shtunën vonë.

Ky grupim i autoriteteve iraniane ishte lidhur me zbatimin e ligjit dhe roli i tyre ishte të urdhëronin moralin islamik siç përshkruhet nga autoritetet më të larta klerike të Republikës Islamike.

Vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini pasi u arrestua nga policia morale e Iranit shkaktoi kryengritjen më të madhe në vend në dekada, pasi ajo u arrestua për veshje të pahijshme të hixhabit dhe më vonë vdiq në paraburgim.

Gjatë protestave që shpesh herë tejkaluan në dhunë dhe lanë pas edhe viktima, gratë iraniane dogjën shamitë e tyre në një akt sfidues rezistence kundër kodit të rreptë të veshjes të Republikës Islamike.

Policia e moralit u krijua nën presidentin Mahmud Ahmadinexhad në vitin 2006, për të “përhapur kulturën e modestisë dhe hixhabit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: