Janë ditë të përgjakshme këto që po kalon Kazakistani pas Vitit të Ri, ku deri më tani kanë vdekur dhjetëra persona nga përplasjet e dhunshme mes policisë dhe protestuesve që kërkojnë uljen e çmimit të karburantit si edhe heqjen dorë nga partneriteti i ngushtë me Rusinë.

Mediat ndërkombëtare raportojnë për 18 policë të vrarë nga protestuesit, ku dy prej tyre janë gjetur me kokë të prerë.

Po ashtu, autoritetet lokale bëjnë me dije se janë vrarë 26 protestues dhe arrestuar 3 mijë prej tyre, kryesisht në qytetin më të madh të vendit, Almaty.

Protestat nisën pas vendimit për shtrenjtimin e karburanteve dhe më pas u fokusuan në kërkesat për largimin e qeverisë dhe heqjen dorë nga partneriteti i ngushtë më Rusinë. Kjo e fundit ka dërguar 5 mijë trupa në Kazakistan në kuadër të marrëveshjeve të sigurisë rajonale.

Ata janë përgjigje ndaj rritjes së çmimit të karburantit janë shndërruar në një lëvizje të gjerë kundër qeverisë dhe ish-udhëheqësit Nursultan Nazarbayev, 81 vjeç, sundimtari më jetëgjatë i çdo shteti ish-sovjetik.

Ai dha dorëheqjen si president tre vjet më parë, por familja e tij besohet gjerësisht se ka ruajtur pushtetin në Nur-Sulltan, kryeqyteti i ndërtuar me qëllim që mban emrin e tij.

Pasardhësi i zgjedhur nga Nazarbayev, Presidenti Kassym-Jomart Tokayev, thirri parashutistët rusë të enjten si pjesë e një force nga ish-shtetet sovjetike për të ndihmuar në shuarjen e kryengritjes, të cilën ai e ka përshkruar si një revoltë nga militantët e stërvitur nga jashtë.

“Një operacion anti-terror ka nisur. Forcat e rendit dhe ligjit po punojnë shumë. Rendi kushtetues është rivendosur kryesisht në të gjitha rajonet e vendit,” tha Tokayev në një deklaratë.

“Autoritetet lokale janë në kontroll të situatës. Por terroristët janë ende duke përdorur armë dhe duke dëmtuar pronat e qytetarëve. Prandaj, veprimet kundër-terroriste duhet të vazhdojnë deri në eliminimin e plotë të militantëve.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb