TIRANE

Në një kohë kur vendi është pushtuar nga një ‘valë’ protestash të studentëve të universiteteve publike në vend, kryeministri Edi Rama ka reaguar duke dhënë një ‘provë’ se si po punon qeveria e tij për arsimin. Përmes një postimi në ‘Facebook’, duke iu përgjigjur kështu dhe akuzave të Lulzim Bashës, Rama ka publikuar një video ku shihet një projekt mbi konstruktimin e godinave të studentëve.

Sipas Ramës, investimi në fjalë në bashkëpunim me qeverinë gjermane, kap vlerën e 18.8 milionë euro vetëm faza e parë.

“Meqë po diskutohen këto ditë edhe kushtet e godinave për studentët, ja prova që kjo qeveri, si asnjë tjetër më parë, ka nisur një investim masiv (18.8mln€ Faza 1) në bashkëpunim me qeverinë gjermane, për të ndryshuar rrënjësisht situatën e trashëguar të konvikteve. Ndiqeni deri në fund sepse nis si 3D po vazhdon si realitet i prekshëm i kantierit të parë të këtij projekti?”, shkruan Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb