Mbështetësit e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, do të mblidhen sot në Beograd. Tubimi vjen në kohën kur Vuçiç po përballet me protesta që synojnë rrëzimin e qeverisë së tij.


Qysh në dhjetor, opozita e Serbisë ka dalë në rrugë çdo të shtunë, për të protestuar, siç thotë, kundër sundimit autokratik të Vuçiçit, kufizimit gjithnjë e më të madh të lirisë së shtypit dhe problemeve të tjera në vend.


Protestat kanë nisur pasi udhëheqësi i opozitës, Borko Stefanoviç, është rrahur nga sulmues të maskuar.


Vuçiç, për kohë të gjatë nacionalist, ka bërë përpjekje ta riformojë pozicionin e tij si reformator pro-evropian, por i ka ruajtur edhe marrëdhëniet e mira me aleaten tradiconale të Serbisë – Rusinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb