Zonja e parë amerikane, Melania Trump e ka të pamundur të dalë nga rezidenca e saj në Hamburg për të ndjekur protokollin e takimeve me rastin e samitit të G20-ës për shkak të arsyeve të sigurisë, njoftoi sot zëdhënësja e saj.

”Nuk e kemi marrë ende lejen e policisë për t’u larguar nga rezidenca”, tha zëdhënësja.

Protestuesit kundër samitit të G20-ës sulmuan sot edhe forcat e sigurisë pranë hotelit “Park Hyatt” në Hamburg, njoftoi policia pa dhënë më shumë detaje.

“Park Hyatt” është një hotel në qendër të Hamburgut që pret presidentin rus, Vladimir Putin presidentin koreanojugor, Moon Jae In dhe kryeministrin australian, Malcolm Turnbull.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb