Në Bjellorusi situata vijon të përshkallësohet teksa të dyja polet politike, qeveria dhe opozita nuk dorëzohen në objektivat e tyre.

Sot studentët në Bjellorusi fillonin vitin akademik, por ata zgjodhën të bënin një marshim në rrugët e Minskut në shenjë proteste ndaj Lukashenkos. Policia sërish ka reaguar ashpër duke arrestuar disa prej tyre.

Po ashtu një tjetër lëvizje ka ardhur nga kampi opozitar, ku një nga figurat kryesore të saj Maria Kolesnikova ka njoftuar se do të krijojë partinë ‘’Bashkë’’.

Por Lukashenko pavarësisht mijëra protestuesve në rrugë dhe presionit ndërkombëtar, thotë se ka në mbështetje të tij miliona bjellorusë të tjerë. Ai tha se nuk do që vendi i tij të pritet në copa, dhe nëse vijnë në pushtet forca alternative atëhere në Bjellorusi do të bëhet kërdinë më bëhej kërdinë, shumë më keq sesa ajo që ndodhi në Ukrainë”, tha ai referuar Belta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb