Një palestinez tjetër u vra, pasi është qëlluar nga forcat izraelite, gjatë një proteste në Bregun Perëndimor, pasi kishte protestuar kundër prishjes së një banese palestineze.

Yazan Abu Tabikh 19 vjeç u ekzekutua dhe shtatë të tjerë janë plagosur, gjatë përleshjes, kur forcat izrealite kanë bastisur qytetin e Jeninit.  Qëllimi i kësaj bastisje ishte shembja e shtëpisë së Ahmad Qanba, një palestinez i akuzuar për arratisje nga burgu, ka deklaruar  ushtria izraelite.

Ata deklaruan se Qanba kishte qenë në qeli për një sulm që kreu në janar të vitit 2018 në të cilën u vra një mësues. Përleshje të mëdha shpërthyen me palestinezët e rinj duke hedhur gurë në trupat izraelitë, sipas dëshmitarëve.  Mohammed al-Haddad 17 vjeçar ishte një tjetër palestinez i vrarë në qytetin e Hebronit, në Bregun Perëndimor.

Përleshje të reja mes forcave izraelite e palestinezëve janë shënuar në Bregun Perëndimor, pasi presidenti amerikan Donald Trump zbuloi planin e tij të shumëpritur të Lindjes së Mesme, që sipas tyre favorizon më shumë Izraelin dhe është refuzuar nga palestinezët.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb