Disa anëtarë të Gardës Kombëtare në Washington, DC, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, pasi qëndruan në mbrojtje gjatë protestave që shpërthyen si pasojë e vdekjes së George Floyd.

Sipas ABC News, Garda Kombëtare nuk do të zbulojë numrin e anëtarëve të infektuar për shkak të “sigurisë operative”.

Anëtarët ishin rreth 1,300 trupa të dërguara në kryeqytetin amerikan, gjatë demonstratave masive që filluan para disa ditësh, por nuk dihet me saktësi se sa prej tyre janë infektuar.

Atyre iu bashkuan edhe 4,000 trupa shtesë edhe nga shtetet e tjera të Amerikës.

Autoritetet në Shtëpinë e Bardhë, thonë se kanë frikë për rritjen e rasteve të shkaktuara nga protestat si pasojë e vdekjes së Floyd.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb