Senatorja e Minesotës, Amy Klobuchar, konfirmoi se ndaj të katër oficerëve të policisë të përfshirë në operacionin vdekjeprurës kundër 46-vjeçarit afro-amerikan George Floyd, janë ngritur akuza. Polici i bardhë që i vuri gjurin në qafë Floyd-it është në paraburgim dhe akuzohet për vrasje (me dënim deri në dhjetë vjet heqje lirie) dhe vrasje të shkallës së dytë (deri në 40 vjet heqje lirie). Në sistemin juridik amerikan vrasje e shkallës së dytë quhet vrasja me qëllim.

Hetimi i policisë

Pas vdekjes së dhunshme të Floyd do të nisë një hetim i përgjithshëm i forcave të policisë të Minneapolisit për praktika të mundshme diskriminuese. Guvernatori i shtetit të Minesotas, Tim Walz, tha se Departamenti i të Drejtave të Njeriut në administratën e tij ka ngritur një padi për të drejtat civile kundër departamentit të policisë së qytetit. Grupi hetimor do të shqyrtojë politikat, procedurat dhe praktikat e policisë së qytetit në dhjetë vitet e fundit për të zbuluar nëse policia e Minneapolisit ka diskriminuar sistematikisht minoritetet.

Afghanistan US Verteidgungsminister Mark Esper (Reuters/M. Ismail)Mark Esper

Ministri i Mbrojtjes hedh poshtë angazhimin e ushtrisë

Shefi i Pentagonit, Mark Esper, është kundër angazhimit të ushtrisë për t’u dhënë fund trazirave në vend. Esperi del kështu kundër Presidentit Donald Trump, i cili kishte kërcënuar, se nëse është e nevojshme do të përdorte forcat ushtarake për të ndalur trazirat aktuale në vend. “Nëse një qytet ose shtet nuk pranon të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur jetën dhe pronat e qytetarëve të tij, unë do të përdor ushtrinë e Shteteve të Bashkuara dhe do ta zgjidh shpejt çështjen për ta”, tha Trump duke iu referuar një ligji për kryengritjet të vitit 1807 që i lejon presidentin që në rrethana të caktuara të përdorë ushtrinë për të shuar kryengritjet apo veprimet kundër ligjit dhe shtetit.

USA Atlanta | Proteste | George Floyd (picture.alliance/AP Photo/B. Gray)Protesta në Atlanta

Angazhimi i ushtarëve profesionistë brenda vendit duhet të jetë vetëm “zgjidhja e fundit” në “situatat më të ngutshme dhe ekstreme”, tha Ministri i Mbrojtjes, Mark Esper, për gazetarët në Pentagon. “Ne aktualisht nuk jemi në një situatë të tillë,” tha ai. Për momentin, Garda Kombëtare mund t’i mbështesë më së miri njësitë lokale për zbatimin e ligjit dhe prandaj ai nuk e mbështet përdorimin e të ashtuquajturit „Ligji për kryengritjet”./DW

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: