SHBA

Donald Trump dëshironte një ushtri me 10 000 ushtarë në rrugët e Ëashingtonit dhe qyteteve të tjera amerikane për t’i dhënë fund protestave, të cilat prej 10 ditësh kanë pushtuar sheshet për vdekjen e afro amerikanit nga policia.

Sipas ‘Nyt’, duke cituar burime të Pentagonit, presidenti amerikan dyshohet se e bëri këtë kërkesë në një takim në Shtëpinë e Bardhë të hënën e kaluar gjë kjo që u refuzua nga Sekretari i Mbrojtjes, Mark Esper dhe Shefi i Shtabit të Ushtrisë amerikane, Mark Milley.

Por Mark Esper vuri në dispozicion vetëm 1.600 ushtarë në Washington në mbështetje të 5 000 trupave të Gardës Kombëtare. Ndërkohë edhe ata 1600 trupa ushtarakë ditën e enjte u thirrën për t’u tërhequr.

Kujtojmë këtu se protestat në SHBA kanë nisur pasi një ish-oficer policie u bë shkak që një afro-amerikan të humbte jetën pasi u vu në presion të madh fizik dhe psikologjik.

Protestat vijojnë në një përpjekje nga ana e organizatorëve që reagimin pas vdekjes së afro-amerikanit Floyd ta kthejnë në një lëvizje për të drejtat civile, duke kërkuar edhe një rishikim të reformës në sistemin gjyqësor amerikan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: