ELBASAN- Kreu i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar se është një turp i madh për politikën shqiptare, e cila për interesat e saj përdor edhe fëmijët.

Teksa komenton protestën e prindërve dhe nxënësve për shkollë në  Mengël të Elbasanit, Balla ka publikuar një procesverbal, ku në të cilin theksohet se gjendja e shkollës është e amortizuar dhe duhet ndërhyrje emergjente.

Balla shprehet mes tjerash se PD po përdor disa militantë të papërgjegjshëm, ndërsa si instrument për të shkaktuar incidente po përdorin edhe  fëmijët e zonës. Në fund ai shton se PD-ja ka humbur drejtimin e saj, pasi nuk ka program dhe as  lidership.

“Nuk ka turp më të madh për politikën kur përdor edhe jetën e fëmijëve si mish për top në luftën politike.Nesër fillojnë punimet e rikonstruksionit të Shkollës në Mengël të Elbasanit, sepse shkolla eshte e demtuar dhe ne kushtet qe eshte rrezikon seriozisht te shembet dhe te zere femije e mesues brenda. Fillon neser sepse procedurat e tenderimeve publike kerkuan kohen e vet minimale. Une nuk e kuptoj pse politika e zymte e PD, nje partie qe ka humbur toruan, pa ekip, pa program, pa lidership, me ca militante te papergjegjshem duan te luajne me jetet e femijeve.

42900082 1910885818957010 789962833558241280 N
42900082 1910885818957010 789962833558241280 N

“Duam te bejme mesim ne shkollen qe po shembet”, “Nuk duam rikonstruksionin”, “Nuk i cojme femijet 1 muaj ne nje shkolle tjeter”.Me thoni si mund t’ua zgjidhesh kete kerkese pa kuptim. Kur brenda disa ditesh shkolla do te kete kollona te reja mbajtese dhe vetem atehere mund te zhvillohet mesimi normalisht.

Kjo lloj politike e ulet nuk eshte politike per hallin e shkolles se femijeve, por per hallin e pazgjithshem te Lulit dhe te partizes se tij, dikur Partia Demokratike”, shkruan Balla.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb