Regjimi iranian ‘vret 23 fëmijë’ ndërsa Republika Islamike përpiqet të shtypë demonstratat

Protestat pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, kanë përfshirë Iranin prej thuajse një muaji tashmë.

Ndërkohë që përgjigja e autoriteteve për protestat ka qenë e dhunshme dhe ka çuar edhe në humbje jetësh nga qytetarët që ngritën zërin për vdekjen e së resë, e cila mendohet se humbi jetën nga dhuna e policisë.

Sipas Amnesty International forcat iraniane të sigurisë vranë të paktën 23 të mitur gjatë protestave të dhunshme.

AI tha se vrasjet hedhin dritë mbi vendosmërinë vdekjeprurëse të autoriteteve për të shtypur protestat e vazhdueshme.

Amnesty International ka renditur emrat dhe rrethanat e vrasjes së 23 fëmijëve “si rezultat i forcës së paligjshme” nga 20-30 shtator.

Viktimat përfshinin 20 djem të moshës nga 11 deri në 17 vjeç; dhe tre vajza, dy prej të cilave 16-vjeçare dhe një 17-vjeçare.

Organizata për të drejtat e njeriut tha se shumica e djemve u vranë nga forcat e sigurisë të cilët qëlluan me municion të vërtetë në drejtim të tyre.

Dy djem vdiqën pasi u qëlluan me fishekë manovër nga një distancë e afërt, ndërsa tre vajza dhe një djalë vdiqën pas dhunës fatale nga forcat e sigurisë.

Amnesty International tha se të miturit përbëjnë vetëm 16 për qind të vdekjeve të përgjithshme të protestuesve dhe kalimtarëve. Deri tani AI ka ka regjistruar emrat e 144 burrave, grave dhe fëmijëve të vrarë nga forcat e sigurisë të Iranit midis 19 shtatorit dhe 3 tetorit.

“Autoritetet iraniane kanë injoruar në mënyrë të përsëritur të gjitha thirrjet për të ndaluar përdorimin e paligjshëm të forcës dhe për të ndjekur penalisht ata që janë përgjegjës për vrasjet e paligjshme, zhdukjet me forcë, torturat dhe keqtrajtimet e tjera të protestuesve, kalimtarëve dhe njerëzve të privuar nga liria. Çmimi i këtij mosndëshkimi sistematik po paguhet me jetë njerëzore, përfshirë edhe fëmijë. Shtetet anëtare që angazhohen në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut duhet të mbajnë urgjentisht një sesion të posaçëm dhe të miratojnë një rezolutë për të krijuar një mekanizëm të pavarur ndërkombëtar hetimor dhe llogaridhënieje për Iranin”, thanë nga AI.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: