TIRANE

Deputeti i Partisë Socialiste, Musa Ulqini i ftuar në studion e lajmeve në News 24, ka komentuar protestat e organizuar nga opozita. Ulqini është ndalur gjerë e gjatë në  mënyrën sesi PD ka organizuar këto protesta, ndërsa shprehet se nëse do kishte një kauzë të vërtetë në mes pjesëmarrja e qytetarëve do ishte më e madhe.

“Jam marrë me organizimin e partive politike. E ndoqa me vëmendje ata që ka ndodhur se mediat e dhanë live.  E çuditshme për mua është se siç kanë të drejtë njerëzit të protestojnë, po kaq të drejtë kanë edhe të tjerët të kenë një bindje tjetër.

Unë sot, që ka kaluar kaq muaj, unë them që PD nuk arriti ta kthejë në kauzë. Se kauza motivon njerëzit. Kam parë më mijëra njerëz që shkojnë në QS dhe kauza grumbullonte mijëra njerëz.

Ka një rënie të protestave. Ajo që u deklarua që kjo ishte protesta më e madhe në historinë kombëtare, ishte protesta më e vogël. Të thuash që kjo ishte protesta më e madhe çmund të thonë shqiptarët për rënien e komunizmit. Shoh grupe militantësh. “-është shprehur Ulqini.

Deputeti pohoi se opozita e bashkuar rrezikon të dalë jashtë sistemit nëse nuk merr pjesë në zgjedhjet lokale, të cilat janë dekretuar nga Presidenti Ilir Meta me 30 qershor.

“Opozita shprehet se maxhoranca ka kapur median, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Opozita thotë ndërkohë se është kapur edhe reforma në drejtës, por edhe kjo është e pavërtetë. Avokati i Popullit nuk është kapur nga Edi Rama. Parlamenti aktual kryen funksionin që ai ka. Basha nuk arriti të bindte as opozitarët dhe  as ndërkombëtarët. Opozita me aktet që ka bërë për të mos u fut në zgjedhje pa plotësuar kushte, që nuk janë kushte , po alibi për të mos hyrë në zgjedhje  dhe rrezikon të dalë jashtë sistemit”-tha ai.

 

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb