Reagimet e shoqërisë civile e veçanërisht të rinjve nuk kanë munguar pas rastit të rëndë të përdhunimit të 15-vjeçares nga Fshati Tarazh i Mirditës nga 5 persona, ku me 4 prej tyre kishte lidhje gjaku.

Dhjetëra nxënës te shkollës “Janaq Kilica” e të rinj të qytetit janë bërë pjesë e një marshimi në rrugët e qytetit të Fierit për tu ndalur në qendër të tij. Me pankarta në duar ata kërkojnë më tepër siguri për gratë dhe vajzat, ndërsa u kanë bërë thirrje t’i denoncojnë rastet e dhunës.

Edhe drejtoresha e shkollës “Janaq Kilica”, Feriniqi Fuli, është shprehur se roli i shkollës është thelbësor, duke mbështetur të rinjtë në këtë marrshi protestë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb