TIRANË

Me gjithë kontrollet e shumta dhe një numër të madh policësh në terren, një grup protestuesish ia ka arritur të shkojë në dyert e Kryeministrisë.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se policia ka deklaruar se nuk do të lejojë asnjë grumbullim të qytetarëve në Tiranë apo në rrethe të tjera për shkak të masave në kuadër të pandemisë së COVID-19. Situata duket e qetë para Kryeministrisë dhe tek tuk dëgjohen thirrje si ‘drejtësi për Klodianin’ ose ‘Rama ik’.

“Në netët e mëparshme forcat speciale sapo kanë konstatuar grumbullime pranë institucioneve kanë hedhur gaz lotsjellës dhe ujë. Deri tani nuk ka asnjë reagim nga forcat e rendit apo ato speciale”, raportoi Lala.

Ndërkohë që para Kryeministrisë, policia ka krijuar një gardh sigurie për çdo eventualitet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb