TIRANË

Partia Demokratike është në pritje të zgjedhjeve të parakohshme. Kjo është thënë në mbledhjen që kryetari Lulzim Basha zhvilloi në mbrëmje pas mbylljes së protestës me ish-deputetët e PD dhe kryetarët e bashkive, ku kërkoi mobilizim maksimal.

Gazetari Klajdi Bodlli raportoi për “BalkanWeb” se deri të dielën është kërkuar mobilizim nga aleanca qytetare dhe është deklaruar se do të ketë protesta kudo ku shkel Edi Rama.

Po kështu mësohet se kryetarët e bashkive do kërkojnë revokimin e listave të zgjedhësve. Këto dy ditë do merren masa për aktivizimin në terren të aleancës për mbrojtjen qytetare.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb