SHBA

Protesta të mëdha paqësore, kundër dhunës së policisë prej më shumë se 10 ditë janë zhvilluar në qytetet kryesore të Shteteve të Bashkuara pas vdekjes së George Floyd.

Ndërsa ditën e sotme mijëra persona marshuan në Washington DC në një nga manifestimet që qëndroi vetëm pak metra Shtëpisë së Bardhë, e blinduar nga forca të shumta sigurie.

Protestuesit me pankarta në duar mbushën sheshet pranë Kapitolit, memorialit “Lincol” dhe parkun “Lafayette”, i cili tashmë ka marrë dhe emrin sheshi “Black Lives Matter”.

Turma të mëdha njerëzish pati dhe në New York, Chicago, LA dhe San Francisco. Në lidhje me protestën e fundit në Washingon ka reguar dhe presidenti i SHBA-së, Trump. I ndodhur brenda Shtëpisë së Bardhë, e cila është më e blinduar se kurrë ka shkruar në Twitter” Low and order”(Ligj dhe rregull).

“Në Washington me pak njerëz se sa pritej, falenderojmë forcat e policisë për punën e tyre”- vijon më tej presidenti.
Kujtojmë që George Floyd ndërroi jetë në Minneapolis më 25 maj gjatë arrestimit nga policia. Një video e publikuar në rrjet tregoi se një oficer policie i mori jetën duke i mbajtur gjurin në qafë për më shumë se 9 minuta. Sipas autopsisë, ai vdiq nga asfiksia.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: