Shumë organizata joqeveritare , duke përfshirë grupe ambientaliste  vendosën të largohen nga X më 20 janar ditën e inaugurimit të presidentit të zgjedhur të SHBA-së  Donald Trump.

Këto organizata  mjedisore si “Greenpeace”, “Miqtë e Tokës” dhe “Ekologët në Veprim” deklaruan  se janë në mesin e qindra organizatave dhe mijëra njerëzve  që do të largohen nga platforma.

Konferenca e Rektorëve të Universiteteve Spanjolle, është ndër shumë organizatat tjera që do të bëjë të njëjtën të hënën.

Në një deklaratë, grupet akuzuan miliarderin Elon Musk se e bëri platformën X “një rrezik për demokracinë” duke promovuar diskurse të bazuara në idetë e së djathtës ekstreme dhe duke ndërhyrë në zgjedhjet e vendeve të tjera  si në Gjermani.

“Platformat e mediave sociale nuk kanë qenë kurrë perfekte, por qëndrimi i X është i papranueshëm për një platformë të mediave sociale ku pozicionet e ndryshme duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë”, shtuan ata.

Miliarderi amerikan  i cili do të shërbejë si këshilltar i presidentit Trump, është kritikuar ashpër për ndërhyrjen e tij në politikën evropiane përmes platformës së tij.

Ai ka bërë komente të diskutueshme në lidhje me çështjet politike të vendeve evropiane, duke përfshirë Italinë  Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe  ndërsa është kritikuar gjithashtu nga struktura politike gjermane për mbështetjen për partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) përpara zgjedhjeve të parakohshme në Gjermani  që do të mbahen në shkurt.

Musk, shef ekzekutiv i kompanive Tesla dhe SpaceX, bleu Twitter-in për 44 miliardë dollarë në 2022 dhe ndryshoi emrin në X vitin e ardhshëm.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb