Në sheshin e institucioneve të Bashkimit Evropian (BE) në Bruksel, kryeqytetin e Belgjikës, u mbajt një protestë solidariteti me palestinezët kundër sulmeve izraelite.

Qindra njerëz u mblodhën në Sheshin Schuman, në mes të Komisionit të BE-së, Këshillit të BE-së dhe Shërbimit të Marrëdhënieve me Jashtë, për të protestuar kundër sulmeve të Izraelit.

Disa protestues mbajtën fotografi të fëmijëve që humbën jetën si rezultat i sulmeve të Izraelit në Gaza, ndërsa po ashtu u thirrën parrulla që kërkonin liri për Palestinën dhe dënonin Izraelin.

“Nuk jemi të lirë derisa të jetë e lirë Palestina”, “Kudsi është vija jonë e kuqe”, “Jepini fund pushtimit”, ishin disa nga mbishkrimet në pankartat e protestuesve.

Protesta, në të cilën u morën masa të rrepta të sigurisë, përfundoi pa incidente.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb