TIRANË- Forumi Rinor i Partisë Demokratike do të zhvillojë nesër në Ditën e Rinisë, 8 dhjetorin disa protesta në të njëjtën kohë në kryeqytet.

Protesta pritet të nisë në orën 11:00 ku disa të rinj do të protestojnë tek Ministria e Arsimit, disa të tjerë tek Bashkia e Tiranës dhe të tjerë të rinj tek Ministria e Brendshme dhe Ministria e Shëndetësisë.

Ne orën 12 protestuesit do të bashkohen para kryeministrisë në një protestë kundër qeverisë dhe reformave të saj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: