Një protestues, përfaqësues i zonës së ‘5 Majit’ nga ambientet e jashtme të Bashkisë së Tiranës, iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të ngrihen në protestë kundër kësaj qeverie.

Ai tha se vendin po e merr lumi.

“O popull, çohuni, ngrihuni në këmbë dhe çlironi këtë vend, se na mori lumi. Mos dilni më për partitë politike. Çohuni për të drejtat tuaja, se sot e kam unë dhe ju nesër. Jemi në të drejtën tonë. Çohuni, vëllezër e motra, mbështesni njëri-tjetrin. Ngriheni, t’ju dalë gjumi!”, tha banori.

Kujtojmë se qytetarët e kësaj zone kundërshtojë projektin për shembjen e banesave të tyre, në kuadër të Rindërtimit për familjet e prekura nga tërmeti i nëntorit të 2019-ës.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb