DURRËS

Një protestë është zhvilluar para Bashkisë së Durrësit ku dhjetëra qytetarë pretendojnë se janë lënë jashtë listave të përfituesve nga grantet e Rindërtimit për tërmetin e 26 nëntorit.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi të enjten listat e përfituesve teksa në korrik fillon dhënia e granteve për familjet e banesave të dëmtuara në shkallën DS1, DS2, DS3.

Por duket se ka dhe qytetarë që edhe pse i kanë banesat e dëmtuara nga tërmeti, kanë ngelur jashtë listave dhe ata sot protestojnë para Bashkisë së Durrësit që nuk ka një kryebashkiak aktual, por të komanduarën, Emiriana Sako.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb