Një nga prindërit e fëmijëve të cilët ishin pjesë e kopshtit të Turgut Ozal, është përlotur ndërsa foli për vendimin e qeverisë të cilin e quajti të padrejtë.

“Nuk është normale. Nuk i rrezikohej jeta në asnjë moment fëmijëve, unë jam ndër brezat e parë të Turgut Ozal dhe në asnjë mënyrë nuk jemi induktuar me fenë. Unë vetë jam e besimit ortodoks. Jam shumë e prekur, kjo nuk është normale. Studentët ekselentë … është e turpshme. Nuk e kisha menduar që fëmija im do të dilte sot në një protestë para Kryeministrisë. Janë fëmijë me medalje ”, tha ajo e përlotur.

Një tjetër prind ka bërë me dije se do të vijojnë protestat deri në kthimin e vendimit.
“Kemi besuar se gjykata do të bllokojë vendimin absurd të qeverisë. Edhe fëmijët e ndjejnë edhe pse jemi munduar të mos i përfshijmë. Edhe sot e ndjen trishtimin dhe mungesën e shokëve e mësuesve. Do të vijojmë protestat deri në kthimin e vendimit. Shpresojmë që kjo të ndodhë sa më parë në mënyrë që edhe fëmijët ti kthehen jetës normale”, tha një nga prindërit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb