Nga: MARIGLEN MERTIRI*

TIRANE- Protestues nga lugina e Vjosës, së bashku me ushtrues të sportit të kajakut nga vendet të ndryshme të Europës, kanë protestuar para Kryeministrisë kundër ndërtimit të digave në Vjosë.

Simboli i kësaj proteste ishte një kajak i firmosur nga më shumë se 1 mijë njerëz dhe mban mbishkrimin “I dashur Edi Rama – ndaloni projektet e digave në Vjosë dhe krijoni një Park Kombëtar për lumin e fundit të egër të Europës!”  E megjithesë tentuan që këtë kajak t’ja dorëzonin vetë kryeministrit, ata nuk u lejuan as ta afronin pranë shkallëve të kryeministrisë.

Banorë të zonës thonë se nuk do ta lejojnë që të finalizohet ky HEC i pa konsultuar që prek direkt pronën e tyre.

Kjo kauzë ka gjetur mbështetje edhe nga mediat ndërkombëtare, të cilat do të pasqyrojnë këtë protestë të veçantë kundër shkatërrimit të zemrës blu të Europës, e mbetur e vetmja e pacënuar deri sot.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: