TIRANE- Shoqëria civile është hedhur në protestë kudër projekti të parkut të Liqenit Artificial të Tiranës. Protestuesit janë mbledhur para godinës së Kryeministrisë, ndërsa kanë kërkuar ti afrohen institucionit.

Në një lidhje direkte për News24, analisti Fatos Lubonja, aktivist i shoqërisë civile pohoi se protesta është për të mbrojtur liqenin. Nga ana tjetër, ai theksoi se ‘Rama bën dialog me veten dhe me oligarkët e tij’.

“E shikoj si këtë situatën e krijuar këtu. Rama dje Merkel se kati i parë do jetë për qytetarët. epo Rama bën dialog me veten e vetë, nga mbrapa me oligarkët e vetë. Ne kemi ardhur që të bëjmë më shumë dialog, në fakt dialog me murin. Kjo është një formë arbitrariteti dhe dhune. Shyqyr që janë këta djemtë, pasi ka për të përfunduar keq çdo gjë. Pritshmëri është e vazhdueshme, nuk duhet hequr dorë kurrë. Duhet të luftosh.”, tha Lubonja.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: