FIER

Prej 10 vitesh banorët e rreth 10 fshatrave të njësisë administrative Levan në Fier vuajnë ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike.

Situata bëhet problematike edhe më tepër në stinën e dimrit, kur si pasojë e motit të keq ndërprerjet janë 24- orëshe. Përballë kësaj situate banorët e këtyre fshatrave kanë protestuar para Prefekturës Fier për të përcjellë shqetësimin e tyre, duke qenë se deri më sot zëri ka shkuar në vesh të shurdhër.

Pas takimit me Prefektin Lefter Shehaj ata janë shprehur mosbesues ndaj zgjidhjes së problemit teksa kanë theksuar se nëse nuk do të ketë një zgjidhje konkrete do të vazhdojnë përshkallëzimin e protestave deri në bllokim rruge.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: