BULQIZA

Të rinjtë e qytetit të Bulqizës, protestuan në mbrëmjen e sotme përpara godinës së Komisariatit të policisë. Ata apeluan për zbardhjen e së vërtetës dhe ndëshkimin e përgjegjësve për vrasjen e 25 vjeçarit, Klodian Rasha.

Protestuesit u mblodhën në orën 21:30 dhe fillimisht ndezën qirinj në përkujtim të 25 vjeçarit, Klodian Rasha, që u ekzekutua nga një efektiv policie i njësisë “Shqiponja” në Tiranë. Protesta e të rinjve zgjati afro gjysmë ore përpara policisë dhe më pas marshuan në pedonalen e qytetit.

Megjithëse reshjet e shiut nuk reshtën të rinjtë ishin me dhjetëra. Thirrjeve të tyre ju bashkuan edhe qytetarë të shumtë, të cilët kërkuan dorëheqjen e ministrit të brendshëm, Sandër Lleshaj, duke e cilësuar sjelljen e policisë si pjesë e një sistemi shtetëror diktatorial.
Marshimi përfundoi pas 1 ore. Gjatë protestës nuk pati konfrontime me policinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb