TIRANE

Banorët e zonës së ‘Astirit’ në Tiranë kanë bllokuar sërish rrugën sot në shenjë proteste pas vendimit të qeverisë për shembjen e banesave të tyre.

Ata njëzëri e kanë cilësuar vendimin në fjalë të padrejtë, ndërsa janë shprehur se nuk do të lejojnë shembjen e banesave deri në marrjen e dëmshpërblimit.

Operatori Goditet
Operatori Goditet

Ndërkohë tubimi është shoqëruar me tensione, pasi një prej operatorëve të një televizioni ka rënë pre e dhunës. “BalkanWeb” mëson se një person i bllokuar në rrugë me makinë për shkak të protestës ka goditur në fytyrë dhe i ka dëmtuar kamerën operatorit, pasi ky i fundit ka qenë duke filmuar. I riu i irrituar ka dalë nga mjeti dhe ka kërkuar që operatori mos të filmonte, pasi po bllokonte rrugën dhe më pas e ka goditur me grusht.

Kameramani Dhuna Unaza Re
Kameramani Dhuna Unaza Re

Protestuesit bllokuan rrugën në orën 10:00, ndërsa nuk do të lejojnë qarkullimin e mjeteve. Kujtojmë se dje për disa orë banorët e kësaj zone bllokuan të dyja anët e Unazës së Re, ndërsa protestuan me pankarta në duar. Bashkë me ta kanë qenë edhe disa deputetë të PD-së, madje edhe kryedemorkati Lulzim Basha.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb