TIRANE

Në ditën e 17 të protestës së tyre, banorëve të zonës së ‘Astirit’ të cilët preken nga projekti i Unazës së Re u janë bashkuar edhe aktivistë të shoqërisë civile si dhe artistë të cilët janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Gjatë fjalës së tij, aktori Neritan Licaj kërkoi nga banorët që të mos tërhiqen, pasi asgjë nuk kanë cfarë ju bëjnë. Ai tha se Rama është një diktator në tentativë, por shumë shpejt do hajë kokën.

“Mos lëvizni nga vendi se kanë frikë ata. Të jeni të bindur se nga qytetari kanë frikë të gjithë diktatorët. Rama është një dikator në tentativë se nuk ka takat me qenë diktator. Por shumë shpejt do ta hajë kokën siç po e ha. Të mos harrojë pushteti se një ditë do ti mblidhemi aty të gjithë shqiptarët se na ka ardhur në majë të hundës treçerekut të Shqipërisë. Qëndroni, qëndroni, asgjë nuk kanë çfarë t’u bëjnë.– tha aktori Neritan Licaj.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb