Antonio Conte nuk I ka shpëtuar dënimit pas përplasjes së ashpër verbale me arbitrin në fundin e sfidës kundër Udinezes të luajtur të shtunën e kaluar. Gjykata Sportive ka pezulluar trajnerin e Interit me dy ndeshje, ndërsa ai duhet të paguajë edhe një gjobë 20 mijë euro.

Në këtë mënyrë, Conte nuk do të jetë në pankinë për dy sfidat e ardhshme të kampionatit kundër Benevento dhe Fiorentinës.
(balkanweb)