Aktivistja e moshuar ruse, Yelena Osipova, që ka qenë në qendër të protestave të ditëve të fundit në Shën Petërsburg, kundër pushtimit të Ukrainës, është arrestuar nga autoritetet.

Ajo është larguar me forcë nga qendra e qytetit, nga një grup efektivësh. Ata shihen se si tërheqin me forcë të moshuarën dhe e dërgojnë në rajonin më të afërt.

  • foto galeri

Osipova, thuhet se ka qenë dëshmitare e Luftës së Dytë Botërore dhe arriti t’i mbijetonte rrethimit famëkeq të Leningradit. Vlen të përmendet, se në shumë qytete të Rusisë qytetarët janë duke zhvilluar protesta.

Ata janë kundër pushtimit dhe e kanë shprehur këtë gjë. Për të parandaluar këto manifestime kanë ndërhyrë policët, që deri më tani kanë arrestuar 7 mijë persona.

Në një video të publikuar nga mediat, shihet se si në birucë mbaheshin të mbyllura gra e fëmijë. Sakaq, vlen të përmendet se protestat, në mbështetje të Ukrainës dhe që dënojnë agresionin rus, janë duke u zhvilluar në shumë vende të botës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb