Një ngjarje tejet e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Bjellorusi, ku janë regjistruar dhe 2 të vdekur.

Në pamjet e publikuara në rrjete sociale, shihet se si policia tenton të futet në shtëpinë e një personi që dyshohej se kishte zhvilluar protesta kundër Lukashenkos.

Pasi arrin të hapin derën, policët futen me shpejtësi në apartament dhe nisin të kërkojnë për të riun, por ky i fundit, ishte duke i pritur me armë. Ai i është kundërpërgjigjur duke qëlluar duke lënë kështu të vdekur një polic.

Gjatë shkëmbimit me armë, i vdekur mbeti dhe i riu. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni pamjet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb