BRUKSEL

Qytetarët belg kanë protestuar sot masivisht, për shkak të masave anti-Covid që janë marrë në Belgjikë.

Policia ka bërë me dije se ka arrestuar 300 persona në këtë vend, për shkak të demonstratave.

Forcat policore të Belgjikës kanë lajmëruar banorët, që të ndalin protestat, në këtë kohë të pandemisë. Autoritetet kanë thënë se protestat anti-Covid që u përhapën më parë në Holandë, rrezikojnë të shtohen shumë edhe në shtetin belg.

Shumë shtete europiane kanë forcuar masat ndaj Covid-19, për shkak të përhapjes së madhe të virusit.

Masat janë forcuar, pas lajmit se në Mbretërinë e Bashkuar dhe në disa vende të Europës u përhap edhe koronavirusi i ri, që ka pësuar mutacion.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb