Nuk ka asnjë penalizim për kayët futbollistët e Bundesligës, që në ndeshjet e fundjavës protestuan sipas mënyrës së tyre për vdekjen e George Floyd, afro-amerikanit që humbi jetën gjatë arrestimit në Minneapolis. Thuram, Sancho, Hakimi dhe McKenzie u përfshinë në një hetim disiplinor nga Federata Gjermane e Futbollit, që po vetë “shpëtoi” lojtarët nga penalizimet.

0 Image 1jpeg
0 Image 1jpeg

“Bëhet fjalë për një fushatë të përqëndruar kundër racizmit. Ky është një impenjim dhe vlerë e Bundesligës”, ka bërë të ditur presidenti i Komitetit të Kontrollit në Federatën Gjermane. Më parë, katër futbollistët u morën në mbrojtje nga vetë FIFA, që vlerësoi gjestin e tyre.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb