Dy pjesëtare të lëvizjes “Femen” në Francë i kanë bërë një surprizë të madhe besimtarëve myslimanë që ishin mbledhur në një konferencë në periferi të Parisit. Gjysmë të zhveshura dy gratë kanë ndërprerë fjalën e moderatorit duke i marrë madje edhe mikrofonin.

Vetëm me pantallona, dy femrat e kishin shkruar pjesën e sipërme të trupit me mesazhe të shumta. Ndërsa dy klerikët që ndodheshin në podium kanë kthyer kokën dhe më pas janë larguar nga skena, dy femrat janë nxjerrë jashtë me dhunë nga rojet e aktivitetit. Lëvizja “Femen” e themeluar në Ukrainë njihet për betejën e tyre në mbrojtje të të drejtave të grave.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: