TIRANE- Gjatë përplasjes me policinë teksa protestues të thërritur nga PD­ja kanë kundërshtuar ndërtimin e parkut të lojërave te parku i Liqenit në Tiranë, një prej tyre ka humbur ndjenjat. Në një video të postuar nga NismaThurje, duket një qytetar i shtrirë përtokë, pa ndjenja, pas përleshjeve me policinë.

Ndërkohë që asnjë ambulancë, sipas atyre qe e denoncuar ngjarjen nuk është dukur në vend, edhe pasi është kërkuar ndërhyrje.

“Ligji për protestat ja bën te detyrueshme prezencën ambulancave ne vendngjarje pikërisht për te ndërhyrë ne situata te tilla. Kane kaluar 20 minuta dhe nuk ka asnjë shenje te saj. Apo edhe ky nuk është një rast urgjent sipas Ilir Beqajt?”, shkruhet në videon e postuar nga NismaThurje.


(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: