TIRANE

Në një deklaratë shpërndatë mediave, ministria e shëndetësisë ka njoftuar mbi gjendjen e 29-vjecarit, me inicialet E.B të plagosur të protestën e opozitës. Sipas ministrisë, i riu ka marrë ndihmën e duhur mjekësore në spitalin Universitar të Traumës

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se qytetari me inicialet E.B., 29 vjeç, i lënduar gjatë protestës ka marrë ndihmën e duhur mjekësore në spitalin Universitar të Traumës. Nga ekzaminimet e kryera, përkatësisht radiografia e kërcirit dhe këmbës, rezulton normale, pa dëmtime të strukturave. Nga plaga e marrë, mjekët kanë nxjerrë cifla mjetesh piroteknike. Aktualisht 29 vjeçari ka përfunduar trajtimin dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.”

Ministria e Shëndetësisë: 13 të lënduar në protestë morën ndihmën mjekësore në kohë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se pranë Spitalit Universitar të Traumës, mbrëmjen e sotme janë paraqitur 10 punonjës të policisë, me plagë dhe dëmtime të shkallëve të ndryshme, të shkaktuara nga goditjet prej lëndëve piroteknike.

Po prej lëndëve piroteknike, kanë mbërritur në urgjencë dhe kanë marrë menjëherë ndihmën e parë mjekësore edhe 2 qytetarë në spitalin e Traumës, pjesëmarrës në protestë.
Ndërsa 1 protestues po merr trajtimin e duhur mjekësor në urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ekipet e Urgjencës Kombëtare dhe spitaleve universitare kanë qenë në gatishmëri të plotë gjatë të gjithë protestës së zhvilluar mbrëmjen e sotme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb