TIRANË

Protestuesit kanë vendosur një instalacion para Piramidës dhe më pas i kanë vënë flakën. Bëhet fjalë për një objekt në formën e piramidës që simbolizon për ta piramidën e krimit.

Në majë të saj ata kanë vendosur emrin e kryeministrit Edi Rama dhe më pas e kanë djegur. Instalacioni është vendosur fillimisht tek Parlamenti por më pas protestuesit e zhvendosën para Piramidës ku dhe kryen veprimin final me djegien e saj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në bazë të piramidës është vendosur ‘rilindje’ më pas ‘krimi-blerja e votave’, më tej me radhë ‘droga’, ‘oligarkët’, ‘pastrimi i parave’, ‘PPP-kullat’ dhe në krye “Edi Rama”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb