Lajmet e fundit në televizionin shtetëror iranianë u ndërprenë nga një sulm kibernetik nga ana e protestuesve, raporton BBC.

Një maskë e ngjashme me ato të grupit të hakerëve Anonymous u shfaq në ekran.

Pas kësaj, një foto e liderit iranian Ali Khamenei, u shfaq me një objektiv të kuq në ballë dhe fotografitë e grave që vdiqën në protesta.

Grupi që hakeroi programin e lajmeve është Adalat Ali, përkatësisht “drejtësia e Alit”. Deri te ndërprerja e programit erdhi, pasi të paktën tre persona u vranë gjatë përleshjeve me policinë.

Në ekran shkruante “bashkohuni me ne dhe ngrihuni” dhe “gjaku i rinisë tonë po rrjedh nga duart e juaja”. Ndërprerja e programit zgjati vetëm pak sekonda.

Kujtojmë që Mahsa Amini, 23-vjeçarja nga Kurdistani, ra në koma dhe më pas vdiq pasi që në Teheran u arrestua nga policia e moralit, pasi nuk mbante shami në kokë.

Vdekja e saj sa ishte në paraburgim shkaktoi trazira në disa rajone, përfshirë kryeqytetin – Teheranin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: