Një numër i madh protestuesish ishin mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duke protestuar dhe hedhur sende të forta drejt policisë. Por menjëherë kanë ndërhyrë autobotet të cilat kanë hedhur ujë dhe i kanë shpërndarë protestuesit, që vijojnë të jenë në disa pika të kryeqytetit dhe marshojnë në disa rrugë.

Forcat Speciale bënë një ndërhyrje në të dyja anët e Bulevardit si nga hotel Dajti ashtu dhe nga parku Rinia. Më pas policia u stacionua tek Kryeministria.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: