Gazetari Igli Çelmeta ka raportuar nga sheshi “Skënderbej” aty ku janë grumbulluar disa mijë qytetarë të ardhur nga Veriu i vendit, por edhe zona si Lushnja, Fieri, Vlora dhe Gjirokastra.

Nën organizimin e kryetarëve të degëve ata kanë nisur marshimin drejt kryeministrisë, ndërsa për News24 ka folur një protestues i moshuar i ardhur nga qyteti i Hasit, i cili është shprehur se si bujk ndihet i lënë pas dore nga qeveria dhe nuk mund të përballojë jetesën.

“I gjithë ky populli shqiptar është mbledhur sot me mund dhe djersë, nga kjo keqqeverisje në Shqipëri. Kjo është prej 30 vitesh kemi pritur për një demokraci të vërtetë por kjo është anarshi. Ne do bëjmë protestë dhe të madhe për këtë keqqeverisje. Unë jam bujk, jetoj, në Has nuk kam gjendje. E marr ujin nga rezervuari ta çoj te ara. Nga kjo qeverisje, nga ky barbarizëm, dua gjithë popullin shqiptar në këmbë për ta rrëzuar. Unë jam njeri punëtor, njeri që s’ja hupi mundin as Enver Hoxhës që bëri atë rezervuarin. Edhe Enver Hoxha nuk ka qenë i keq, por i la do ferra të komunizmit që edhe 150 vjet nuk zhduken. Ndaj populli shqiptar do t’i djegin në ferr këta komunista. Edhe nga arena ndërkombëtare dua të ngrihen të dinë ça po ndodh në Shqipëri, Miliona euro janë dhënë dhe s’dihet ku kanë shkuar”, tha qytetari nga Hasi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb