SHKODER

Deputetja e PS, Senida Mesi ka reaguar përmes një statusi në facebook lidhur me protestën e një ditë më parë në Shkodër, ku mbështetës të PD-së u mblodhën në urën e Bahcallëkut për t’i bllokuar kryeministrit Edi Rama,  për të hyrë në qytet.

“Një mesazh nga qytetarët e Shkodrës: “Duke parë lajmet dje realisht na ka bërë shumë përshtypje sesi në rrugën hyrëse në Shkodër, ish zv ministri i Shëndetësisë Bardh Spahija me në krye të 25-30 protestuesve që kishin bllokuar rrugën, nuk lanë të kalonte edhe një makinë Autombulance.

Kjo është pamje dekurajuese dhe e tmerrshme nga një ish zv ministër shëndetësie, prezent në radhët e para të protestueve asiston dhe nuk reagon ndaj bllokimit të kalimit të Autombulancës me njerëz të sëmurë në rrugë. “ shkruan Mesi, në facebook, ndërsa e shoqeron reagimin e saj me disa foto te protestës, ku shquhet edhe autoambulanca e bllokuar si edhe ish deputetët Noka e Spahia.

Reagimi i Plotë:

Një mesazh nga qytetarët e Shkodrës: “Duke parë lajmet dje realisht na ka bërë shumë përshtypje sesi në rrugën hyrëse në Shkodër, ish zv ministri i Shëndetësisë Bardh Spahija me në krye të 25-30 protestuesve që kishin bllokuar rrugën, nuk lanë të kalonte edhe një makinë Autombulance.

Kjo është pamje dekurajuese dhe e tmerrshme nga një ish zv ministër shëndetësie, prezent në radhët e para të protestueve asiston dhe nuk reagon ndaj bllokimit të kalimit të Autombulancës me njerëz të sëmurë në rrugë.

Vaj me det, çfarë hajri mund të presim nga këto ???‍♂️”

Më poshtë paraqitet makina duke u kthyer mbrapsht nga Ura e Bahçallëkut ndërkohë që protestuesit me në krye Nokën dhe ish zv.Ministrin e Shëndetësisë e kanë mendjen tek prishja e rendit, bllokim i qarkullimit për qindra qytetarë, të cilët u bllokuan për orë të tëra në rrugë se kështu e desh Luli, pastaj kërkojnë dhe vota dhe fitore!! ???

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb