TIRANE

Pas momente pas rrethimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës nga protestuesit e opozitës, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Përmes një postimi në Twitter, ai fton qytetarët të mbështesin policinë. Ministri Lleshaj, në postimin e tij thekson se protesta të tilla mund të sjellin vetëm një rezultat, pengesën në luftën ndaj krimit.

“Ftoj qytetarët që të mbështesin Policinë e Shtetit në luftën e përbashkët kundër krimit për një Shqipëri normale. Mirënjohje për dinjitetin dhe përkushtimin e punonjësve të PSH

Protestat e verbra që godasin deputetë, institucione dhe policë, sjellin vetëm një rezultat. Ato pengojnë shumë policë që të merren me detyrën e tyre kryesore, që është lufta kundër krimit.”-shkruan Lleshaj.

Kujtojmë që pak momente më parë pranë ambienteve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, protestuesit me thirrje kundër qeverisë dhe policisë arritën të  agravonin situatën duke qëlluar me shishe xhamat e godinës.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb