Impakti që Covid-19 ka sjellë në futboll është jashtëzakonisht i madh, përjashtim në këtë pikë nuk bën as Superliga. Pas afro 3 muajsh pauze, interesimi ishte i madh për të kuptuar se si do të zbatohej protokolli sanitar dhe rregullat e reja të imponuara nga coronavirus në futbollin shqiptar. Konfuzioni ishte i madh, mbi të gjitha në Ballsh, kjo pasi vetëm 24 orë përpara startit, një lojtari i ekipit të Bylis rezultoi pozitiv me Covid-19.

Hoxhallari
Hoxhallari

Dyshimet për zhvillimin apo jo të këtij takimi e shoqëruan deri në minutat e fundit, ku përfaqësues të ISHP-ës negocion gjatë me përfaqësues të FSHH-ës nëse duhej apo jo luajtur ky takim. Dyshime shoqëruan edhe fillim e sfidën Flamurtari-Vllaznia, ku disa lojtarë të ekipit shkodran përpara se të futeshin në stadium kishin temperature, por kjo ishte thjeshtë si pasoj e udhëtimit.

Stoli
Stoli

Sigurisht që nuk kishte tifozë, as shtrëngime duarsh, trajner me maska, e lojtarë në pankinë që përpiqeshin të ruanin distancën por në fushë nuk munguan festimet në grup.

Kobina
Kobina

Ndryshe nga se pritej ritmi i lojës ishte i kënaqshëm, mbi të gjitha nuk munguan golat, përkundrazi ishte një nga javët me më shumë gola. 16 gola u shënuar në total në të 5-të sfidat, të gjithë ekipet arritën të shënonin qoftë dhe një gol, shifra të kënaqshme nëse është e vërtetë që ekipet kanë rifilluar të stërviten vetëm pas 18 majit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: