Nënkryetari i LSI, Petirt Vasili, ka folur për zgjedhjet lokale të 2019 dhe debatit të rindezur së fundmi, në lidhje me dekretimin e datës.

Ai shkruan në rrjete sociale, se kreu i PD, Lulzim Basha vajti me gëzim te Presidenti për datën e re të zgjedhjeve lokale, por sipas tij, kur kreu i shtetit caktoi datën e re të zgjedhjeve 13 tetorin, PD, nuk u regjistrua fare listë.

Po ashtu, ai nënvizon se lideri demokrat ka më të rëndësishëm protokollin në parti se sa Kushtetutën.

Postimi i Petrit Vasilit:

Kush ja shkuli veshin Bashes, qe nuk u regjistrua per zgjedhjet e 13 tetorit??
Vajti me shume gezim dhe me turravrap te Presidenti per daten e re te zgjedhjeve lokale te 2019.
Kur u caktua data e re dhe zgjedhjet lokale u dekretuan nga Presidenti ne 13 tetor nuk u regjistrua hiç fare.
Se ky demek i donte edhe zgjedhjet nje sahat e me pare.
Po kush ja shkuli veshin xhanem, qe nuk e la te protokollonte kerkesen per regjistrim zgjedhje?
Se ky ka edhe protokollin ne parti me te rendesishem edhe se kushtetuta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: